Ndërlidhjet

SHBA tërhiqet nga UNESCO


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara thanë se do të tërhiqen nga Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, duke e akuzuar atë për “anim anti-izraelit”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-ja do të formojë një “mision vëzhgues” për ta përfaqësuar atë në UNESCO, nisur nga 31 dhjetori.

“Ky vendim nuk është marrë me lehtësi dhe reflekton shqetësimet e SHBA-së me borxhet në UNESCO, nevojën për reforma në këtë organizatë dhe qëndrimin e saj anti-izaraelit”, tha Departamenti i Shtetit.

Udhëheqësja e UNESCO-s, Irina Bokova, tha se ndjen "keqardhje të thellë" me vendimn e SHBA-së.

Uashingtoni ka ndaluar financat në UNESCO pasi kjo agjenci ka votuar për përfshirjen e Palestinës si vend anëtar në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG