Ndërlidhjet

Navalny s'mund të garojë për post publik deri më 2028


Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny.

Zyrtarët zgjedhorë në Rusi thanë se politikani opozitar, Aleksei Navalny, nuk do të mund të kandidojë për udhëheqjen e ndonjë zyre publike deri në vitin 2028.

Duke folur në një festival të të rinjve në qytetin Soçi, shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, tha se Navalny nuk mund të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale të marsit, 2018.

Navalny, 41 vjeç, ka bërë fushatë aktive përpara këtyre zgjedhjeve, por ato pritet t'i fitojë prapë presidenti aktual, Vladimir Putin.

Në muajin qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka thënë se Navalny nuk mund të konkurrojë për ndonjë post publik për shkak të dënimit për krime financiare.

"Navlany është politikan i ri, me të ardhme; ai ka shanse", tha Pamfilova, raporton agjencia TASS.

Për shkak të dënimit, ai do të mund të konkurrojë për postin diku në vitin 2028, tha ajo.

XS
SM
MD
LG