Ndërlidhjet

Shteti Islamik "humb" qytetin Raka


Pjesëtarë të Forcave Demokratike të Sirisë.
Pjesëtarë të Forcave Demokratike të Sirisë.

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë "kontrollin e plotë" të qytetit Raka, i cili për kohë të gjatë ka qenë bastion i grupit militant Shteti Islamik në Siri.

"Operacionet ushtarake në Raka kanë mbaruar, ndërsa vazhdojnë operacionet e pastrimit të ndonjë qelize të fjetur", tha zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, Talal Sello.

"Së shpejti do të ketë deklaratë zyrtare që shpall çlirimin e qytetit", tha ai.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut konfirmoi se Shteti Islamik është dëbuar nga Raka.

Humbja e Rakës, dikur kryeqytet de facto i kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik, është një goditje e madhe për grupin, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014, porse i ka humbur shumicën e tyre në dy vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG