Ndërlidhjet

Kalifati i IS-it po “shkatërrohet”, thotë Shtëpia e Bardhë


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Shtëpia e Bardhë tha se çlirimi i Rakës, bastionit të fundit të madh të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, do të hapë një fazë të re në konfliktin afatgjatë atje.

Zëdhënësja Sarah Sanders tha se rënia e Mosulit në Irak dhe çlirimi i Rakës në ditët e ardhshme e bëjnë të qartë se kalifati i vetëshpallur i grupit ekstremist po shkatërrohet.

Forcat siriane, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë thënë të mërkurën se e kanë dëbuar Shtetin Islamik nga Raka dhe se tani po heqin minat tokësore dhe po i pastrojnë rrugët.

Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, tha se po bëhen përgatitje për deklarimin zyrtar të çlirimit të qytetit.

Sanders tha se SHBA do të përqendrohet tani në ndalimin e dhunës në pjesë të tjera të Sirisë.

Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është pranë përmbushjes së premtimit kryesor të fushatës: mposhtjes së Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG