Ndërlidhjet

Trump nuk e bllokon publikimin e dokumenteve për vrasjen e Kennedyt


John F. Kennedy gjatë fjalimit të tij të njohur në Berlin, më 26 qershor të vitit 1963; ai u vra në Dallas më 22 nëntor 1963

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se nuk do ta bllokojë publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare, që më parë ishin sekrete, të ndërlidhura me vrasjen e presidentit të dikurshëm, John F. Kennedy.

Lidhur me këtë çështje, zoti Trump dje në rrjetin Twitter ka shkruar se “si president, do të lejoj që të hapen dosjet JFK, që për një kohë të gjatë ishin të bllokuara dhe sekrete”.

Arkivi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara duhet që deri më 26 të këtij muaji t’i lirojë dosjet e mbetura lidhur ne vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.

Në vitin 1992, Kongresi i Shteteve të Bashkuara pat urdhëruar që të gjitha dokumentet për këtë vrasje të lirohen pas 25 viteve.

Megjithatë, presidenti ka autoritet që ta bllokojë lirimin e dokumenteve në bazë të perceptimit se bërja publike e tyre mund t’i dëmtojë operacionet ushtarake ose të inteligjencës, agjencitë e zbatimit të ligjit ose raportet e jashtme.

Pritet që në këtë publikim do të jenë afro 3 mijë dokumente që kurrë nuk janë parë publikisht dhe më tepër se 30 mijë të tjera, që ishin liruar vetëm pjesërisht.

XS
SM
MD
LG