Ndërlidhjet

Vulin e kritikoi diplomatin e lartë amerikan për komente jomiqësore


Aleksandar Vulin (djathtas) gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, para disa ditësh në Beograd
Aleksandar Vulin (djathtas) gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, para disa ditësh në Beograd

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka kritikuar si jomiqësore komentet e diplomatit të lartë amerikanë, i cili ka sugjeruar se akti i balancimit të Serbisë ndërmjet Moskës dhe perëndimit nuk është i qëndrueshëm.

Në deklaratën që ka qarkulluar mbërmë vonë, zoti Vulin tha se komentet e bëra nga zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, dje më herët gjatë ditës, paraqet “presionin më të madh publik që i është bërë Serbisë deri tash”.

“Ky nuk është koment i bërë nga miku ose njeriu që e respekton Serbinë, politikën tonë dhe të drejtën tonë për të marrë vetë vendime”, tha ministri Vulin, i njohur për qëndrimin e tij prorus.

Duke folur në Samitin ekonomik serb në Beograad, zoti Yee tha se vendet që dëshirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian “duhet shumë qartazi ta demonstrojnë këtë gjë”.

“Ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njejtën kohë, e veçanërisht nëse ato janë aq larg njëra-tjetrës”, tha Hoyt Brian Yee.

XS
SM
MD
LG