Ndërlidhjet

Përjashtohen katër skiatorë rusë nga lojërat Olimpike


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Katër skiatorë rusë janë përjashtuar nga lojërat olimpike, pasi rezultatet nga testi treguan se ata kanë përdorur “doping” në lojërat olimpike, Sochi 2014.

Federata e skiatorëve të Rusisë ka thënë se katër skiatorët ishin diskualifikuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Olimpiadës dhe janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në lojërat Olimpike.

Komiteti i lojërave Olimpike, nuk e ka zbuluar natyrën e shkeljeve me substancat “doping”.

Sipas tyre, po testohen të gjithë atletët rusë në lojërat e vitit 2014-të.

Rusia mbetet vendi me më shumë medalje në lojërat Sochi, por priten më shumë vendime të merren rreth “dopingut”, kështu Rusia mund të radhitet e dyta pas Norvegjisë për numrin e medaljeve.

XS
SM
MD
LG