Ndërlidhjet

Iran: Marrëveshja bërthamore e “panegociueshme”


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ministria e Jashtme e Iranit, ka thënë se marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nuk është “e negociueshme”, pas vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në rajon, i cili theksoi rëndësinë e të qenit “ të vendosur” në këtë marrëveshje.

“Ne u kemi thënë liderëve francezë se marrëveshja bërthamore nuk është e negociueshme dhe se asgjë nuk do të shtohen në tekstin e marrëveshjes”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë, Bahram Qassemi.

Gjatë vizitës së tij në Gjirin Persik, Macron ka fajësuar Iranin për hudhjen e raketës nga rebelët e Jemenit, që në shënjestër kishte Arabinë Saudite, javën e kaluar.

Ministria e Jashtme e Iranit në vazhdimësi i ka mohuar këto akuza, duke thënë se raketat e tyre shërbejnë vetëm për vetëmbrojtje.

XS
SM
MD
LG