Ndërlidhjet

Mogherini vlerësoi se dialogu ka hyrë në një fazë të re


Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot ka vlerësuar se është përshpejtuar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të presidentëve.

Në këtë kuadër ajo ka theksuar se “ajo që në këtë moment është esenciale, është që dialogu jo vetëm të lehtësohet, por të dy palët të mbrohen për të punuar në këtë fazë të re si në aspektin e brendshëm ashtu edhe ndërmjet tyre”.

Mëtutje ajo theksoi:

“Kur them sukses i dialogut, kjo do të thotë gjetja e vendit ku fiton rajoni, ku fitojnë të dy palët, bile edhe nëse të gjithë duhet të tërhiqen nga diçka. Por, unë kurrë nuk kam besuar dhe ende nuk besoj në përfundimin zero të lojës, veçanërisht në këtë rast, pasi puna që ne e bëjmë paraqet përpjekje për identifikimin e zgjidhjes së qëndrueshme për të gjithë”, tha Federica Mogherini sot në Bruksel, pas takimit të Këshillit për Stabilizim - Asocim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG