Ndërlidhjet

SHBA i ka tërhequr vërejtjen Rusisë për të mos i kufizuar mediat


Departamenti amerikan i shtetit thotë se po e monitoron legjislacionin rus, në shënjestër të të cilit janë mediat e jashtme dhe Moskës ia ka tërhequr vërejtjen që të mos e shfrytëzojë këtë legjislacion për kufizimin e lirisë së mediave.

Një zëdhënëse e këtij departamenti tha mbrëmë se Uashingtoni po i ndjek “me kujdes” zhvillimet lidhur me këtë legislacion.

Ligjvënësit rusë e kanë karakterizuar këtë legjislacion si përgjigje ndaj kërkesës aktuale të Uashingtonit, që kontraktori amerikan i rrjetit televiziv rus, RT, të regjistrohet dhe t’i zbuloj informacioneet financiare sipas ligjit ekzistues shumëvjeçar amerikan, Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Një zëdhënëse e Departamentit të shtetit i ka thënë agjencisë Reuters se legjislacioni FARA ka për synim vetëm të ketë informacion publik lidhur me sponzorët e jashtëm, që janë prapa organizatave të cilat kanë për qëllim të ndikojnë në debatin politik amerikan dhe nuk e kufizon atë që bëjnë ose thonë ata që regjistrohen.

XS
SM
MD
LG