Ndërlidhjet

Pakistan: Protesta kundër ndryshimit “anti-islamik” në ligjin zgjedhor


Foto nga arkivi

Autoritetet pakistaneze kanë paralajmëruar rreth 5,000 protestues islamikë që janë vendosur afër kryeqytetit, Islamabad, për tu shpërndarë brenda disa orësh, por udhëheqësit e protestës thanë se nuk do të lëviznin.

"Të gjithëve ju po u jepet një paralajmërim i fundit," tha zëvendëskomandanti i policisë së Islamabadit në një urdhër.

Paralajmërimi erdhi një ditë pasi një gjykatë urdhëroi organizatorët e tubimit, partia Tehreek-i-Labaik Ya Rasool Allah, për t'i dhënë fund protestës 10- ditore që ka pezulluar jetën në Islamabad.

Një zëdhënës i partisë Labaik, Ejaz Ashrafi, tha se grupi nuk do të pajtohet me ultimatumet e dhëna nga Islamabadi.

"Ne nuk po lëvizim," tha ai për Reuters përmes telefonit nga vendi ku protestuesit janë vendosur.

Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të vendit, Zahid Hamid, të cilin ata e akuzojnë për largimin me dashje të një referimi të gjatë për Profetin Muhamed nga një projektligj kushtetues.

Hamidi ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim që u korrigjua më vonë.

XS
SM
MD
LG