Ndërlidhjet

Haradinaj: Kosova është privuar nga e drejta për të lëvizur pa viza


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit në Bruksel ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur, "se çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën, ka dominuar në takimet që janë zhvilluar në Bruksel".

“Në çdo takim ka dominuar çështja e liberalizimit të vizave dhe statusit të kandidatit për Kosovën. Unë e kam shfrytëzuar rastin të shpreh qëndrimet tona e të cilat janë se vërtetë është krijuar një shpërputhje në rajonin tonë, ku trajtohen në mënyrë më të privilegjuar disa vende dhe ka një vonesë sidomos me Kosovën".

"Kur vendeve tjera iu lajmërohet edhe viti i anëtarësimit në BE ose procese të përshpejtuara drejt BE-së, Kosova është në fazën më të vonë, vetëm MSA-ja dhe po ashtu është privuar nga e drejta për qarkullim të lirë që është e drejtë e domosdoshme në Kosovë, pra qarkullimi pa viza”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për Kosovën, duke thënë se problemet e Ballkanit nuk janë zgjedhur pa rolin serioz të Amerikës.

“Kosova është serioze në perspektivën e vet evropiane. Kosova nuk është neutrale. Ne jemi vend euroatlantik që aspirojmë anëtarësimin në NATO dhe njëkohësisht për Kosovën roli i Amerikës në çështjet e pambyllura, është rol i pazëvendësueshëm dhe në këtë pozicion tonin besoj se pajtojmë të gjithë, edhe të tjerët, sepse problemet e Ballkanit nuk janë zgjidhur pa rolin serioz të Amerikës dhe ky është qëndrimi ynë”, tha thënë kryeministri Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ishte zhvilluar takimi i dytë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmejt Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Po ashtu në Bruksel, janë zhvilluar takime bilaterale ndërmjet Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn, me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

XS
SM
MD
LG