Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës kërkon të hetojë krimet e dyshuara të luftës në Afganistan


Prokurorja e Gjykatës në Hagë, Fatou Bensouda.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka njoftuar se po kërkon autoritet për të hetuar krimet e mundshme të luftës në Afganistan, përfshirë akuzat që prekin ushtrinë amerikane, CIA-n, forcat afgane të sigurisë dhe militantët talibanë.

Kjo është hera e parë që prokurorja e Gjykatës në Hagë, Fatou Bensouda, ka në shënjestër amerikanë për krime të dyshuara të luftës.

Bensouda tha se hetimet nga tribunali ndërkombëtar mund të ndërpresin, siç u shpreh ajo, mosndëshkueshmërinë gati totale në Afganistan.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se po shqyrton kërkesën, porse kundërshton përfshirjen e gjykatës në Afganistan.

"Hetimet e Gjykatës së Hagës mbi personelin e SHBA-së do të ishin të pajustifikueshme", tha Departamenti i Shtetit, duke shtuar se hetimet e propozuara "nuk do t'iu shërbejnë interesave të paqes dhe drejtësisë në Afganistan".

XS
SM
MD
LG