Ndërlidhjet

PDK lëshon seancën në shenjë pakënaqësie me EULEX-in


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovë ka braktisur punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste me veprimet e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo parti politike shpreh shqetësim për raportimin në media vendore dhe ndërkombëtare që falsin për një qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX ndaj ushtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorë dhe gjyqtarë të këtij misioni.

“Është e papranueshme dhe jo profesionale nëse një qasje manipulative vërtetë ka qenë mënyrë e trajtimit të rasteve në fjalë. Andaj ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX që t’i ofrojnë Kuvendit dhe institucioneve një përgjigje zyrtare dhe të detajuar lidhur me këto pretendime shumë serioze”, ka thënë Krasniqi.

“Konsiderojmë që një akuzë kaq e rëndë nuk mund të lihet pa marrë përgjigje dhe sqarime sepse ne dhe qytetarët duhet të dimë të vërtetën rreth kësaj çështje. Si shenje e proteste ne do të lëshojmë sallën e Kuvendit “, ka thënë Krasniqi.

Pas këtij fjalimi, deputetët e PDk-së lëshuan sallën e Kuvendit.

XS
SM
MD
LG