Ndërlidhjet

Përmbysje rezultati në Istog – Dreshaj i AAK-së kalon Rugovën e LDK-së


Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, është përmbysur rezultati i fituesit në garën zgjedhore për kryetar të komunës së Istogut.

Para numërimit të këtyre votave, Haki Rugova i LDK-së, udhëhiqte me 671 vota kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së. Por, pas numërimit të tërësishme të votave, Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë të jetë fitues në garën për kryetar të Istogut.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Binak Vishta nga AAK-ja ka konfirmuar lajmin se Dreshaj është fitues i zgjedhjeve në Istog.

"Nga rezultati i marr del se 1,475 janë për Gani Dreshajn, nga AAK-ja dhe 133 vota për Haki Rugovën nga LDK-ja. Nga rezultati i përgjithshme i votave del se Dreshaj fiton me 691 vota në epërsi ndaj Rugovës në Istog",tha Vishaj.

Me ketë komunë të fituar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tani 8 komuna të fituara në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën, rrethi i parë më 22 tetor, kurse rrethi i dytë për kryetarë të komunave u zhvillua më 19 nëntor.

XS
SM
MD
LG