Ndërlidhjet

Zgjatet dënimi për atletin që vrau ish të dashurën e tij


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius

Një gjykatë në Afrikën Jugore ka zgjatur masën e ndëshkimit për trembëdhjetë vjet dhe pesë muaj për atletin e lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius, që vrau të dashurën e tij.

 

Gjyqtarët kanë vendosur se gjatë vjetë dënim për vrasjen e Reeva Steenkamp është dënim “tmerrësisht i lehtë”.

 

Zëdhënësja, Tania Koen, u ka thënë Associated Press, se prindërit e Steenkamp ishin të emocionuar derisa e shikonin vendimin nga gjykata, nga shtëpia e tyre.

 

“Ata njejnë se tash ka drejtësi për Reevan dhe se ajo tani mund të prehet në paqe”, ka thënë Koen.

 

Oscar Pistorius vrau të dashurën e tij në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013.

 

Sipas tij ai e kishte ngatërruar atë me një grabitës.

 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG