Ndërlidhjet

Egjipt: Mbi 150 të vrarë nga një sulm me bombë në xhami


Ilustrim

Militantë të dyshuar kanë hedhur një bombë dhe kanë shkrepur armë zjarri drejt një xhamie, në veri në Egjiptit, duke vrarë 155 persona, njofton agjencia shtetërore e lajmeve.

Dëshmitarët thanë për medien egjiptase se sulmi ka ndodhur në Bir al-Abed, afër al-Arish gjatë lutjeve të së premtes.

Zyrtarë të shëndetësisë thonë se më shumë se 100 persona tjerë janë lënduar nga sulmi.

Egjipti po lufton kryengritjen Islame në rajon, që është rritur që nga viti 2013.

XS
SM
MD
LG