Ndërlidhjet

Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës


Republika e Madagaskarit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar mbrëmë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai tha mbrëmë se e ka pranuar zyrtarisht “notën verbale” të njohjes nga Madagaskari, pas një takimi që ka zhvilluar me kolegun e tij nga ky vend, Rabary Njaka, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, në Paris.

“Jam i lumtur të shpalli se Madagaskari e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar mbrëmë në rrjetin Twitter, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i jashtëm i Kosovës.

Aktualisht, Kosova është e njohur nga 115 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG