Ndërlidhjet

Në shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së janë hedhur bomba


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë një ushtrimi
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë një ushtrimi

Persona të panjohur sot herët në mëngjes kanë hedhur pajisje shpërthyese në shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok, por gjatë këtyre sulmeve nuk ka pasur të plagosur, është konfirmuar nga policia.

Policia ka kryer hetime dhe ka përcaktuar se është shkaktuar dëm material, ka vërtetuar për Radion Evropa e Lirë, shefi i operativës së policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq.

Sipas zotit Bojiq, policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve dhe i kontrollon drejtimet rrugore nëpër të cilat ata do të mund të largoheshin dhe, po ashtu, i kontrollon automobilat.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dënuar këtë sulm dhe ka theksuar se ky është “akt i papranueshëm, i cili i rrezikon jetët e qytetarëve dhe i cili synon t’i pengojë përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë demokratike”.

Haradinaj ka kërkuar nga organet përgjegjëse që kryesit e këtyre veprave të kapen dhe të sillen para drejtësisë, ndërsa i ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë në zbrdhjen e këtij rasti.

XS
SM
MD
LG