Ndërlidhjet

LDK-ja kundërshton rezultatin zgjedhor në Prishtinë dhe Dragash


LDK
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se do të kundërshtojë rezultatet zgjedhore në komunën e Prishtinës dhe në komunën e Dragashit.

LDK-ja përmes një komunikate për opinion ka thënë se do t'i përdorë “të gjithë mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet lokale, veçmas në rastet, në të cilat janë evidentuar parregullësi, siç janë Prishtina dhe Dragashi”.

LDK-ja gjithashtu konsideron se “vendimi i Gjykatës Supreme cenon të drejtën kushtetuese të kandidatit të LDK-së, sepse nuk ia jep mundësinë që në mënyrë transparente të vërtetohen rezultatet përmes procesit të rinumërimit”.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se vendimi i Gjykatës Supreme është “i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetuar”, duke theksuar se “vendim në arsyetimin e tij, megjithëse pranon parregullsitë e evidentuara gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Komunën e Prishtinës, nuk lejon rinumërimin e kutive të votimit”.

XS
SM
MD
LG