Ndërlidhjet

Misionet e BE-së: Kosova e përcakton vet ritmin drejt Bashkimit Evropian


Ilustrim
Ilustrim

Kosova ka një perspektivë evropiane, por ritmi i afrimit të saj me Bashkimin Evropian varet qartë nga ritmi më të cilin ajo i zbaton reformat në të gjitha fushat përkatëse, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Kështu thuhet në një kumtesë për shtyp nga Zyra e BE-së, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Misioni i EULEX-i dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë.

“Një demokraci funksionale, efektive, shumëpartiake parlamentare është thelbësore në Kosovë në mënyrë që t'u mundësojë ligjvënësve kosovarë t'i bëjnë këto reforma shumë të nevojshme”, theksohet në kumtesë.

“Është e rëndësishme që të ndiqen proceset demokratike, që parlamenti të takohet rregullisht, të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë efektive, dhe të mbështes sundimin e ligjit. Ne presim që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa vonesa të panevojshme prioritetet që pasqyrojnë vullnetin e popullit”, thonë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ndërkaq, në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, thuhet se BE-ja po i ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet dhe pret që të gjithë akterët politikë të veprojnë me përgjegjësi, për hir të popullit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG