Ndërlidhjet

Al-Hariri: Dorëheqje, nëse Hezbollahu nuk tërhiqet nga konfliktet


Saad al-Hariri

Kryeministri i Libanit, Saad al-Hariri, është kërcënuar mbrëmë se se do të paraqes dorëheqje, nëse grupi Hezbollah, aleat i Iranit, nuk e pranon politikën libaneze të neutralitetit dhe qëndron jashtë konflikteve rajonale.

Hezbollahu, që është pjesë e koalicionit qeverisës në Liban, hapur ka luftuar për shumë vite së bashku me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile gjashtëvjeçare kundër kryengritësve sunitë dhe aktualisht, i ka dërguar luftëtarët në Irak, për të ndihmuar në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Monarkitë e Gjirit Persik, po ashtu, e akuzojnë këtë grup shiit për mbështetje të kryengritësve shiitë huthi në Jemen, dhe i mbështesin militantët shiitë në Bahrejn. Hezbollahu i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Nuk dëshiroj parti politike në qeverinë time, që ndërhynë në vendet arabe, kundër vendeve të tjera arabe”, tha al-Hariri gjatë një interviste me transmetuesin francez, CNews.

“Unë po pres për neutralitet, për të cilin ne u pajtuam në qeveri”, tha Hariri.

Saad al-Hariri tha se është i gatshëm të mbetet në postin e kryeministrit nëse Hezbollahu e pranon neutralitetin, por do të paraqes dorëheqje nëse kjo lëvizje nuk e bënë këtë.

Zoti al-Hariri e shokoi Libanin më 4 nëntor, duke paraqitur dorëheqje nga posti i kryeministrit, derisa ishte në vizitë në Arabinë Saudite.

Por, liderët e tjetë politikë të Libanit refuzuan ta pranojnë dorëheqjen e tij, ndërsa ai më vonë u pajtua të kthehet në Liban dhe të zhvilloj negociata për ndryshimet eventuale me partitë e tjera.

XS
SM
MD
LG