Ndërlidhjet

Tahiri: INTERPOL-i ka fshirë emrin e Haradinajt nga lista e personave të kërkuar


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është fshirë nga lista e personave në kërkim nga Policia Ndërkombëtare – INTERPOL.

“Sot jam njoftuar pasdite si ministër se INTERPOL-i ka hequr nga lista për arrestim 18 persona. Në këtë listë ka qenë edhe emri i kryeminsitrit Haradinaj dhe tash nuk është më në listë”, ka thënë Tahiri.

“Ky veprim do të thotë shumë për akuzat e pabaza që Serbia ka për ish-ushtarët e UÇK-së. Këta persona që deri tash kanë qenë në atë listë tash e tutje mund të udhëtojnë jashtë vendit pa problem", ka thënë Tahiri.

Emri i kryeministrit Haradinaj në listën e personave të kërkuar nga INTEROPL-i, si edhe emrat e disa udhëheqësve të ish-UÇK-së, ishin vënë aty me kërkesën e autoriteteve të Serbisë.

XS
SM
MD
LG