Ndërlidhjet

Maqedoni: SHBA kërkon vendosmëri në luftën kundër korrupsionit


Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Jess Baily ka kërkuar nga Qeveria e re, por edhe faktorët tjerë vendosmëri më të madhe për luftë më efikase kundër korrupsionit.

“Maqedonia ndodhet në një kthesë të rëndësishme. Vendi po bënë përpjekje për të forcuar institucionet demokratike dhe të kthehet në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Por, siç vërehet korrupsioni i shpërndarë gjithandej dhe sundimi i dobët i së drejtës po pengojnë këto përpjekje”, ka deklaruar ambasadori Baily, duke kritikuar një veprim të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të cilët në një seancë me dyer të mbyllura për opinionin kishin vendosur të rrisin pagat e tyre në nivelin e nëntë rrogave mesatare në Maqedoni.

Ambasadori amerikan ka theksuar edhe nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“SHBA-të dhe NATO po mundohen që sa më shpejt ta anëtarësojnë Maqedoninë në këtë të fundit. Mendoj se rruga për në NATO i ka dy çelësa, njëri është duke e mbajtur shtetin në drejtimin e organizatës euro-atlantike dhe i dyti është dakordimi me Greqinë për çështjen e emrit. Shohim përmirësim në këtë drejtim”, deklaroi Baily.

Këto komente ambasadori amerikan i bërë gjatë një vizitë në Fakultetin e Sigurisë ku foli edhe për aspektet e sigurisë dhe në veçanti për një aksion të para tre ditëve në një lagje të Tetovës, ku ishte zbuluar në ndër sasitë më të mëdha të drogës sintetike në Evropë. Në këtë aksionin ishin përfshirë edhe agjentë amerikanë.

XS
SM
MD
LG