Ndërlidhjet

Ministrat e NATO-s diskutojnë për Korenë e Veriut, Rusinë...


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Koreja e Veriut dhe Rusia do të jenë në mesin e çështjeve që do të diskutojnë ministrat e Jashtëm të NATO-s në takimin e tyre dyditësh, që nis sot.

Takimi në Bruksel vjen një javë pasi Phenjani ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që, sipas zyrtarëve verikoreanë, mund të godasë kudo në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjnë "presion maksimum" mbi regjimin verikorean, sepse përshkallëzimi i situatës në luftë do të kishte, sipas tij, "pasoja katastrofike".

Për Rusinë, aleatët pritet të diskutojnë strategjinë e diplomacisë, pasi konflikti në lindje të Ukrainës mbetet i pandryshuar.

Diskutime do të mbahen edhe për bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, luftën kundër terrorizmit dhe zgjerimin e mundshëm të aleancës me Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

XS
SM
MD
LG