Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova duhet ta themelojë ushtrinë e saj


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se Kosova duhet ta themelojë ushtrinë e saj, në partneritet me NATO-n.

“Kosova duhet të përfundojë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të themelojë ushtrinë shumetnike, pra Forcat e Armatosura të Kosovës. Këtë jemi duke e bërë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tanë. Ashtu, siç jeni sot ju do të jeni forcë shumetnike, profesionale, mbrojtëse që do të përfaqësoni me krenari shtetin tonë”, theksoi Thaçi.

Kosova, ka shtuar presidenti Thaçi, duhet të ketë kapacitet të plotë të mbrojtjes dhe një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo që paraqitet nevoja në botë.

XS
SM
MD
LG