Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin


Gaza
Gaza

Mijëra palestinezë, për të dytën ditë me radhë, protestuan në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor për shkak të shpalljes së Jeresualemit kryeqytet nga presidenti i Shteteve të Bashkaura, Donald Trump.

Qindra palestinezë u përleshen me forcat izraelite të sigurisë në qytetet Hebron, Betlehem dhe Ramallah, pas faljes së Xhumasë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një protestues ka vdekur në Gaza, pranë kufirit me Izraelin.

Raportohet se protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve izraelitë, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Izraeli ka shpërndarë qindra policë shtesë në Jerusalem, pasi grupi islamik Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve të braktisin përpjekjet për paqe dhe të nisin kryengritje të re.

Jerusalemi është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Tym e flakë në Qytetin e Paqes
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:07:56 0:00

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG