Ndërlidhjet

Franca: Irani synon zgjerim të ndikimit në Lindjen e Mesme


Jean-Yves Le Drian
Jean-Yves Le Drian

Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të krijojë, “akse” të ndikimi politik dhe ushtarak prej Teheranit, nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe Libanit, e deri në Detin Mesdhe.

Duke folur mbrëmë në rrjetin televiziv, France 2, ai theksoi se para se t’i zhvillonte ambicjet për zgjerim të pranisë së vet ushtarake në rajon, Irani, e po ashtu, edhe Rusia, do të duhej të punonin me Kombet e Bashkuara për përpjekjet për arritjen e paqes në Sirinë e përfshirë nga lufta.

“I them jo pranisë iraniane dhe dëshirës për krijimin e akseve nga Mesdheu e deri në Teheran”, tha ministri Le Drian dhe ka shtuar se “atje është Siria, që ka nevojë për ekzistencë”, e lirë nga fuqitë e jashtme dhe ndikimi.

XS
SM
MD
LG