Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

“I besuam klerikut”: Prindi i dëshpëruar pakistanez bën thirrje për vaksinim të fëmijëve


Një vajzë duke u vaksionuar në Pakistan

Mohammed Ashar Aziz, 5 vjeçar nuk do të mund të ecë më pa ndihmën e patericave.

Aziz, më i vogli nga tre vëllezërit në një fshat afër Islamabadit, është një nga 17 fëmijët e tjerë në botë, të gjithë nga Pakistani apo Afganistani, të cilët janë paralizuar në vitin 2017 nga infektimi me virusin polio.

Babai i tij 41 vjeçar, Hamid Aziz është i dëshpëruar, meqë ka pasur rastin për të vaksinuar djalin e tij falas gjatë pesë viteve të kaluara.

Mirëpo ai ka dëgjuar këshillën e një kleriku në fshatin e tij, i cili ka njoftuar përmes një medreseje se vaksina “nuk “është e mirë” për shëndetin e fëmijëve dhe kjo e ka ndaluar atë që t’i vaksionojë djemtë e tij.

Sa herë që ekipet qeveritare dhe punëtorët e ndihmës ndërkombëtare kanë ardhur në fshatin e tij si pjesë e fushtatës për largimin e virusit polio, Aziz dhe gruaja e tij analfabete Huma, e kanë fshehur Mohammed Ashar nga vëllezërit e tij dhe u kanë thënë ekipeve se nuk ka fëmijë në shtëpinë e tyre.

“Pse nuk i’a kam dhënë vaksinën djalit tim?, ka thënë Aziz, i cili ka lënë shkollën në moshën 14 vjeçare dhe nuk ka ditur asgjë rreth vaksinës për virusin polio.

“Ne kemi besuar atë që na kanë thënë klerikët tanë, mirëpo tani e kuptoj që nuk kemi bërë mirë për djalinë tonë”, i ka thënë Aziz, Radios Evropa e Lirë.

“Ne tani e kemi kuptuar rëndësinë dhe e dimë se është dashur që ai të vaksionohet”.

Përceptimet dhe dezinformimi

Studimet e shëndetit publik në Pakistan kanë thënë se mungesa e dijes nga ana e prindërve për vaksinat, së bashku me varfërinë janë disa prej faktorëve më të shpeshtë që ndikojnë nëse fëmijët vaksinohen kundër virusit polio.

Pediatri, Nooran Afridi, që punon në një klinikë private në rajonin Khyber të Pakistanit, ka thënë se një nga pengesat kryesore për largimin e virusit polio në Pakistan ka qenë “refuzimi” që ka dalur nga “propaganda kundërpolio”, e cila është shpërndarë nga klerikë konservativë islamistë, në “zonat e prapambetura”.

Një nga keqkuptimet në disa pjesë të Pakistanit dhe Afganistanit ka qenë se kjo vaksinë mund të ndikojë në sterilizimin e djemve të rinj.

Disa klerikë kanë lëshuar dekrete fetare përmes të cilave fëmijët të cilët paralizohen apo vdesin nga polio janë “martirë”, sepse kanë refuzuar të jenë pjesë e konspiracionit Perëndimor.

Militantët talibanë në Afganistan dhe Pakistan po ashtu kanë propaganduar se vaksinat e krijuara në Perëndim përmbajnë alkool apo produkte të derrit, të cilat janë të ndaluara në fenë islame.

Grupi taliban Tehriki ka përdorur këtë arsyetim të rremë për të justifikuar vdekjen e më shumë se 80 punëtorëve të ekipit të vaksinimit në Pakistan, nga koha kur është lansuar një përpjekje për largimin e virusit polio më 2012.

Përpjekja e madhe për largim të virusit

Punëtorët shëndetësorë pakistanezë së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe disa organizata të tjera ndërkomëbtare kanë vaksinuar miliona fëmijë në këtë shtet nga viti 2012 në më shumë se 100 rrethe të vaksinimit.

Më shumë se 38 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare, e konsideruar si mosha më e ndjeshme për t’u infektuar janë vaksinuar në Pakistan vetëm gjatë vitit 2017.

Një fëmijë duke u vaksionuar në provincën, Khyber-Pakhtunkhwa në Pakistan
Një fëmijë duke u vaksionuar në provincën, Khyber-Pakhtunkhwa në Pakistan

Këto përpjekje kanë bërë që shpërndarja e këtij virusi në Pakistan të jetë në nivelet më të vogla që nga fillimi i viteve 1990.

Gjashtë nga 17 rastet e paralizimit më 2017 janë raportuar në Pakistan, krahasur me 20 në vitin 2016 dhe numrin më të lartë prej 198 rastesh më 2011.

Në Afganistan është raportuar për 11 raste të paralizimit me virusin polio më 2017 nga 13 sa ishin vitin e kaluar.

OBSH-ja e cila e trajton Afganistanin dhe Pakistanin si bllok të vetëm epidemiologjik, ka paralajmëruar se rreziku i shpërndarjes së virusit polio vazhdon të jetë i lartë deri në vendet prej 1,500 kilometrash me të cilat e ndajnë kufirin këto shtete.

Organizata po ashtu ka thënë se largimi i virusit polio nga Pakistani “do të varet nga qasja që do të kenë tek fëmijët që nuk janë vaksionuar”, është thënë në një raport të muajit nëntor.

Të dyja shtetet kanë rezultuar me “zhvillim të fuqishëm së bashku me grupet e pavarura këshilluese duke theksuar ndaljen e shpërndarjes së mbetjeve të fundit të virusit polio”, ka thënë OBSH-ja, e cila ka përshëndetur iniciativat e koordinuara afgano-pakistaneze për identifikimin e fëmijëve që nuk janë vaksionuar si dhe për të kuptuar arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Fazat e fundit

Pakistani kishte shpresuar që do të largohej nga lista e shteteve polio-endemike deri në fund të vitit 2017, duke përmbushur qëllimin e tyre për të mos pasur raste të reja të paralizës brenda vitit, një rezultat të arritur tashmë nga Nigeria.

Koordinatorja për Pakistanin nga Qendra për Largimin e Polios, Rana Safdar, ka njoftuar në muajn prill se Pakistani ishte “duke luftuar virusin polio”, për shkak të një përkushtimi të vazhdueshëm politik nga ana e Islamabadit dhe mbështetjes së programeve ndërkomëbtare.

Rrethi i ri vaksionimit në Pakistan është paraparë për fundin e dhjetorit.

“Ne kemi adresuar të gjitha rastet e refuzimit në strategjinë tonë”, i ka thënë Nisar, Radios Evropa e Lirë.

“Ne kemi përfshirë studiues fetarë nga këshilla dhe komunitete me baza të grave. Kjo e ka sjellur numrin e refuzimeve për vaksionim në nivel minimal. Programi po shkon në rrugën e duhur”.

Në qytetin Akora Khattak në provincën Khyber-Pakhtunkhëa, udhëheqësi i partisë, Jamiat Ulema-e-Islam, Maulana Samiul Haq përmes një dekreti fetar më 2013, ka deklaruar se “nuk ka asgjë të ndalueshme” në vaksinën polio.

Haq, i cili ka pasur lidhje të ngushta me liderin taliban, Mullah Mohammed Omar, ka thënë se është “përgjegjësia” e studiuesve fetarë në këshillet e Ulemas që të “largojnë keqkuptimet rreth vaksionimit të fëmijëve”.

Ai po ashtu ka deklaruar publikisht se sipas ligjit islamik, “nuk ka ndonjë dëm nga vaksina. Përkundrazi, trajtimi është obligativ”.

Klerikë të tjerë kanë bërë thirrje tek qytetarët, studiuesit fetarë dhe personat e moshuar që të mbështesin iniciativën e vaksinimit në Pakistan, ashtu që çdo fëmijë të jetë i vaksinuar, duke insituar që nuk ka vend për dyshim në përbërësit e tij, sipas ligjit tradicional islam.

Hamid Aziz ka thënë se ai do të dëshironte të kishte këto udhëzime islamike kur djali i tij kishte lindur më 2012.

Ai tani është duke tentuar që të mbledhë shumën e nevojshme të të hollave, ndonëse fiton vetëm 7 dollarë në ditë, për të blerë patericat e nevojshme për djalin e tij të vogël, të cilat i ka të domosdoshmë për të ecur gjatë tërë jetës së tij.

“Tani jam duke kërkuar nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre”, ka thënë Azizi.

“Do të jetë mirë për fëmijët tuaj”, ka shtuar tutje ai.

Përgatiti: Krenare Cubolli

XS
SM
MD
LG