Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re"


Termocentrali në Obiliq
Termocentrali në Obiliq

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet në ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi një miliard euro.

Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.


“Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm me kapacitet prej 500 megavatë".

"Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG