Ndërlidhjet

Irani kërkon kontrollimin e raketës së ekspozuar nga amabasadorja amerikane


Materiali i prezantuar nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, si provë se Irani ka furnizuar me armë rebelë huthi.
Materiali i prezantuar nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, si provë se Irani ka furnizuar me armë rebelë huthi.

Irani dëshiron të kontrollojë pjesët e raketës, të cilat i ka shfaqur amabasadorja amerikane për Kombet e Bashkuara, Nikki Haley duke thënë se ka të dhëna “të pamohueshme” se Teherani ka armatosur rebelët shiit huthi në Jemen.

Ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami ka thënë se Irani do të bëjë kërkesë në Kombet e Bashkuara dhe do të kërkojë që “disa pjesë të raketës të dërgohen në Iran”, për studim.

Ai i ka thënë të hënën agjencisë së lajmeve Tasnim se pretendimeve të Shteteve të Bashkuara nuk mund t’iu “përgjigjemi nga distanca”.

Ambasadorja amerikane, Nikki Haley ka prezantuar përmes kamerave disa pjesë të raketave në një bazë ushtarake në Uashington.

Ajo ka thënë se predha ka qenë me furnizim nga Irani ndërsa është nisur nga huthit në Jemen për në aeroportin e Arabisë Saudite.

Irani i ka cilësuar këto deklarata si “të rreme dhe të fabrikuara”.

Teherani i hedhë poshtë akuzat se po u ndihmon rebelëve huthi në luftën e tyre me Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG