Ndërlidhjet

Gazetarja ruse shpërblehet për raportimin e abuzimit të gejëve në Çeçeni


Korrespodentja e Novaya Gazeta, Elena Milashina
Korrespodentja e Novaya Gazeta, Elena Milashina

Gazetarja ruse, Yelena Milashina, do të shpërblehet me çmimin për integritet në gazetari nga Universiteti i Harvardit.

Ajo ka raportuar gjatë këtij viti për abuzimin e personave gejë në Çeçeni, si raportuese e Novaya Gazeta.

Grupi nga Harvardi ka thënë se kanë zgjedhur Milashinan për shkak të “hulumtimit dhe insistimit të saj rreth kësaj teme, ndonëse ka kërcënime të vazhdueshme nga figurat publike në Rusi”.

Sipas tyre, Milashina është detyruar të punojë “në një ambient armiqësor të liderëve kombëtarë”, duke marrë kërcënime për vdekje nga zyrtarët çeçenë dhe liderët religjiozë për raportimet e saj sesi qindra gejë janë arrestuar dhe torturuar në kuadër të tentimit për spastrim të homoseksualëve gjatë këtij viti.

“Milashina na rikujton se pse jemi bërë gazetarë”, ka thënë grupi.

“Puna e saj dhe përkushtimi janë shumë të rëndësishme dhe insipiruese në kohën kur reporterët janë duke u sulmuar nga qeveritë në gjithë botën duke nisur nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Kina”.

Ajo pritet që zyrtarisht të marrë çmimin në fillim të vitit 2018 në Universitetin Harvard, Masaçusets.

XS
SM
MD
LG