Ndërlidhjet

Në Katalonjë po mbahen zgjedhjet rajonale


Pamja nga referendumi i mbajtur më herë gjatë vitit në Katalonjë
Pamja nga referendumi i mbajtur më herë gjatë vitit në Katalonjë

Votuesit në Katalonjë janë drejtuar tek kutitë e votimit në zgjedhjet rajonale të thirrura nga qeveria spanjolle, pas një referedumi kontravers për pavarësi në këtë pjesë.

Zgjedhjet e 21 dhjetorit i ndajnë partitë në ato që e shohin rajonin e pasur si të pavarur nga Spanja, ndaj atyre e duan Katalonjën si pjesë të tyre.

Parashikimet e para tregojnë se kandidatët pro-pavarësisë mund të jenë të rezultat në ngushtë me ata që duan unitet me Spanjën.

Vëzhguesit presin numër më të madh të votuesve në këto zgjedhje.

Në fund të muajit tetor qeveria e Spanjës ka suspenduar autonominë e Katalonjës, shkarkoi qeverinë dhe kërkoi zgjedhje të tjera, pasi separatistët që dominuan parlamentin rajonal shpallën pavarësinë në tetor të këtij viti.

Ky hap që u finaliuza me referendum u përshkrua si joligjor nga Madridi.

Sipas organizatorëve, 90 për qind të votuesve ishin në favor të pavarësisë, mirëpo më pak se gjysma e votuesve të asaj zone nuk kishin dalur në votime.

Prokurorët spanjollë akuzojnë 13 politikanë katalanë për rebelim, duke përfshirë presidentin e shkarkuar Carles Puigdemont dhe katër ministrat e tij që kanë ikur në Belgjikë.

XS
SM
MD
LG