Ndërlidhjet

Tërmet në Iran, vdes një grua


Disa persona që janë larguar nga shtëpitë e tyre, pas tërmetit në Iran
Disa persona që janë larguar nga shtëpitë e tyre, pas tërmetit në Iran

Zyrtarët iranianë kanë thënë se një grua ka vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar nga disa lëndime të vogla, si pasojë e një tërmeti që ka goditur Teheranin në orët e vona të së mërkurës, duke krijuar panikë në kryeqytet dhe zonat e afërta.

Ministria e Brendshme ka thënë se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Autoritetet iraniane kanë thënë se tërmeti 5.2 shkallë të Rihterit, ka pasur epiqendrën 7 kilometra në thellësi të tokës.

Muajin e kaluar një tërmet me shkallë 7.3 pati goditur provincën iraniane Kermanshah, duke lënë të vdekur 620 persona dhe duke lënduar mijëra të tjerë.

Autoritetet iraniane u kanë kërkuar banorëve të jenë të qetë mirëpo të përgatitur për ndonjë tërmet tjetër.

Në Teheran dhe qytete të tjera banorët kanë dalë në rrugë dhe parqe, duke u frikësuar për ndonjë tërmet tjetër.

Disa prej tyre kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rrugë.

Të tjerë kanë vizituar tempullin e Ayatollah Ruhollah Khomeini, themeluesit të Republikës Islamike.

Gjatë ditës së sotme televizioni shtetëror ka raportuar se shkollat, fakultet dhe zyrtat qeveritare do të jenë të mbylluara në Teheran, Alborzn dhe provicën Qom.

XS
SM
MD
LG