Ndërlidhjet

Kremlini i cilëson "joligjore" sanksionet amerikane kundër Kadyrovit


Zëdhënësi i presidentit rus,Vladimir Putin, Dmitry Peskov
Zëdhënësi i presidentit rus,Vladimir Putin, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i presidenti rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thënë se Moska i konsideron “joligjore” dhe “armiqësore”, sanksionet amerikane ndaj liderit çeçen të përkahur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov.

Duke folur para gazetarëve gjatë ditës së sotme, Peskov ka thënë se Rusia mund të përgjigjet ndaj kësaj mase.

Departamenti i Thesarit amerikan e ka goditur Kadyrovin me sanksione financiare dhe ato të udhëtimit një ditë më parë, sipas Aktit Magnitsky.

Ky ligj i miratuar më 2012 ka për qëllim ndëshkimin e personave rusë, që supozohet se kanë shkelur të drejtat e njeriut.

Kadyrov akuzohet për torturë.

Katër rusë të tjerë po ashtu i janë shtuar listës së sanksioneve, duke përfshirë Ayub Katayev, zyrtar për siguri, i cili së bashku me Kadyrovin akuzohen për “shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht” në Çeçeni.

“Ne i konsiderojmë këto sanksione joligjore, armiqësore dhe nuk pajtohemi me to”, ka thënë Peskov.

Ai ka thënë se “ka shumë mundësi” që Moska të zbatojë “parimin e reciprocitetit”, si përgjigje, duke lënë të kuptohet se edhe Rusia mund të akuzojë zyrtarë amerikanë apo qytetarë dhe t’iu ndalojë hyrjen në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG