Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Dënohet me 15 vite burg kazaku që kishte tentuar të mbështeste IS-in


Ilustrim, i cili pasqyron, Akhror Saidakhmetov (majtas), nga Kazakistani dhe Abdurasul Hasanovich Juraboev (djathtas), nga Uzbekistani. Në mes gjendet një përfaqësues i gjykatës.

Një qytetar kazak që jeton në Nju Jork është dënuar me 15 vite burg për komplot në kërkim të ofrimit të materialeve mbështetëse për grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Zyra e Prokurorit amerikan, ka thënë se 22 vjeçari, Akhror Saidakhmetov, do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara sapo të përfundojë dënimin.

Në muajin janar, Saidakhmetov ka pranuar fajësinë për komplot në ofrimin e materialit mbështetës për IS-in.

Saidakhmetov, një nga gjashtë personat e akuzuar për këtë rast është arrestuar në shkurt të vitit 2015 në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të Nju Jorkut, derisa ishte duke tentuar të udhëtojë në Stamboll.

Prokurorët kanë thënë se Saidakhmetov ishte nisur për në Siri për t’iu bashkuar militantëve.

Ai ka thënë se nëse nuk mund të arrijë në Siri për t’iu bashkuar IS-it, ai kishte planifikuar të sulmojë zyrtarët e zbatimit të ligjit në SHBA.

Avokati i Saidakhmetov, Adam Perlmutter, ka thënë se, mbrojtja “është e zhgënjyer me dënimin e vënë nga gjykata”.

Autoritetet amerikane kanë thënë se Abdurasul Juraboev, një qytetar uzbek që jeton në Brooklyn po ashtu ka planifikuar të udhëtojë në Siri me Saidakhmetov.

Juraboev ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me 15 vite burg në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG