Ndërlidhjet

Sulmi në Melburn nuk ka lidhje me terrorizëm


Pamje nga incidenti i sotëm në Melburn
Pamje nga incidenti i sotëm në Melburn

Policia në Australi ka thënë se personi që ka nisur makinën drejt këmbësorëve në qytetin Melburn është qytetar australian me prejardhje afgane.

Policia ka thënë se nuk beson që sulmi i sotëm që ka lënë 19 persona të lënduar të ketë lidhje me terrorizëm.

I dyshuari 32 vjeçar është arrestuar pasi ka ndodhur incidenti.

Policia ka thënë se ai ka një histori të përdorimit të drogës dhe probleme të shëndetit mendor, por jo lidhje me ndonjë organizatë terroriste.

Ende nuk ka informacione për personin e dytë të arrestuar.

Në anën tjetër autoritetet kanë thënë se numri i personave të dërguar në spital është rritur nga 14 në 19.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Flinders, në kohën kur kishte shumë persona që po vizitonin tregun e Krishlindjeve.

Në janar të këtij viti gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pasi një njeri sulmoi me furgon këmbësorët në Melburn.

Policia ka thënë se as ai incident nuk ka qenë i lidhur me terrorizëm.

XS
SM
MD
LG