Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm të Rusisë e Britanisë takohen në Moskë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson (majtas), gjatë takimit të sotëm në Moskë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson (majtas), gjatë takimit të sotëm në Moskë.

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson është takuar sot për herë të parë në Moskë me homlogun e tij rus, Sergei Lavrov.

Johnson ka thënë se ai do t’i thotë Kremlinit të ndalojë përpjekjet për “destabilizim” të Evropës.

Vizita e Johnsonit me ministrin Lavrov shënon vizitën e parë të tillë të një ministri të Jashtëm britanik në Moskë në pesë vitet e fundit.

Ky takim vjen në kohën kur marrëdhëniet në mes të Londrës dhe Moskës janë tensionuar për shkak të dallimeve për Ukrainën dhe Sirinë, si dhe për supozimet se Kremlini ka ndërhyrë në politikën evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk mund të “jenë si zakonisht” derisa Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për destabilizim të shteteve evropiane, duke përfshirë Ukrainën”, ka thënë Johnson përmes një deklarate.

“Sidoqoftë është e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare që të flasim me njëri-tjetrin, pasi pasojat e mungesës së komunikimit dhe keqkuptimeve janë shumë serioze. Vizita ime në Rusi vjen në një kohë kritike, mirëpo ne duhet të punojmë së bashku për të zgjedhur sfidat më të mëdha globale”, ka thënë ai.

Johnson ka thënë se do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore me Iranin, për Korenë Veriore, si dhe për çështje të sigurisë rreth kampionatit për Kupën e Botës në futboll, i cili do të mbahet në Rusi.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, një kritike e madhe e Johnsonit ka fajësuar Britaninë pë relacionet e tensionuara.

Zakharova e ka cilësuar më parë Johnsonin si joprofesional.

XS
SM
MD
LG