Ndërlidhjet

Lajme

Puigdemont thotë se është i hapur për një takim me Rajoy

Carles Puigdemont dhe Mariano Rajoy
Carles Puigdemont dhe Mariano Rajoy

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë sot se ai është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy. Ai ka thënë se një takim i tillë do të mund të zhvillohej në ndonjë shtet të Evropës.

Këto komente të Puigdemont vijnë vetëm një ditë pasi separatistët rajonalë, fituan shumicën në zgjedhjet rajonale.

“Jam i hapur për tu takuar (me Rajoy) në Bruksel apo në ndonjë shtet tjetër të BE-së”, por jo në Spanjë, tha Puigdemont gjatë një fjalimi televiziv në Bruksel.

Ai gjithashtu tha se është i gatshëm të kthehet në Spanjë, nëse atij i garantohet se mund të marrë pozitën e udhëheqësit, në një qeveri të re që do të mund të formohej në Katalonjë.

Puigdemont është në ekzil të vetë-imponuar në Bruksel që prej muajit tetor, pasi kryeministri Rajoy shkarkoi Qeverinë rajonale në Katalonjë, pasi ky rajon mbajti referendum për pavarësi dhe shpalli Katalonjën republikë të pavarur.

​
XS
SM
MD
LG