Ndërlidhjet

Policia daneze arreston një refugjat sirian për planifikim të sulmit "terrorist"


Disa zyrtarë të hetuesisë, pas dyshimeve pë mjet shpërthyes në Kopenhagë, vite më parë, foto nga arkivi

Policia daneze ka thënë se ka arrestuar një azilkërkues sirian nga Suedia për “tentim të kryerjes së një akti terrorist” në Kopenhagë.

Policia e Kopenhagës ka thënë se kanë arrestuar 30 vjeçarin së bashku me Shërbimin e Sigurisë dhe Inteligjencës, pas një sulmi të dështuar, të cilin i arrestuari e kishte planfikuar së bashku më një 21 vjeçar, në nëntor të vitit 2016.

“Personi është i akuzuar për tentim të kryerjes së aktit terrorist, duke planifikuar të vrasë apo lëndojë disa persona në një lokacion të pacaktuar në Kopenhagë”, ka thënë policia përmes një njoftimi.

XS
SM
MD
LG