Ndërlidhjet

Disa refugjatë grumbullohen afër kufirit serb


Disa migrantë duke u ushqyer në një fabrikë të braktisur, afër kufirit të Serbisë me Kroacinë.

Më shumë se 100 refugjatë dhe migrantë janë endur rreth kufirit serb në Sid, një ditë pasi policia serbe kishte shpërndarë disa protestues në këtë vend.

Disa persona kanë protestuar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë më 26 dhjetor duke kërkuar vazhdimin e udhëtimit të tyre drejt Evropës Perëndimore.

Pasi policia dhe zyrtarët e Komisariatit për Refugjatë kanë shpërndarë protestuesit, disa migrantë kanë qëndruar tërë natën në pyjet e afërta.

Atyre u është ofruar ushqim dhe kujdes mjekësor nga organizata humanitare.

Më shumë se 4,000 refugjatë dhe migrantë janë duke jetuar në kampet e shtetit brenda Serbisë.

Grupet për ndihma humanitare kanë thënë se rreth 500 persona janë duke jetuar nën qiell të hapur, duke iu shmangur regjistrimit, me frikën se do të dërgohen në Maqedoni e më pas në shtëpitë e tyre në Afganistan apo Pakistan.

XS
SM
MD
LG