Ndërlidhjet

Lajme

SHBA dhe Koreja Jugore do të rishikojnë marrëveshjen tregtare

Flamuri amerikan në Nju Jork
Flamuri amerikan në Nju Jork

Koreja Jugore ka njoftuar sot se do të nisë bisedime me Shtetet e Bashkuara më 5 janar, me qëllim të rishikimit të marrëveshjës tregtare të vitit 2012.

Me këtë rast do të diskutohen çështjet e ngritura nga Uashingtoni rreth deficitit tregtar amerikan, transmeton Reuters.

Ky takim që do të mbahet në Uashington, do të udhëhiqet nga asistenti i përfaqësuesit për tregti të SHBA-së, Michael Beeman, dhe drejtorit general për negociata rreth tregtisë së lirë nga Koreja Jugore, Yoo Myung-hee.

Ky vendim ka ardhur pasi në tetori Seuli ishte pajtuar të niste negociata për rishikimin e marrëveshjes bilaterale për tregti, për t’i adresuar kërkesat amerikane rreth reduktimit të deficitit tregtar me Korenë Jugore.

Prej kur ka filluar zbatimi i kësaj marrëveshje më 2012, deficiti tregtar i mallrave me Korenë Jugore është dyfishuar në 27.6 miliardë dollarë në vitin e kaluar.

Mirëpo deri në korrik të vitit 2017, deficit tregtar ka rënë në 13.1 miliardë dollarë nga 18.8 miliardë sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2016, sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit në SHBA.

​
XS
SM
MD
LG