Ndërlidhjet

Rusia fton kurdët në negociatat për paqe në Siri


Një kurd në Siri, duke valvitur flamurin e krahut politik, YPG, gjatë një proteste

Rusia u ka premtuar liderëve të rajonit automon të kontrolluar nga kurdët në veri të Sirisë se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në forumin e paqes gjatë muajit të ardhshëm, ka thënë komanandanti i milicisë kurde (YPG), Sipan Hemo.

Moska ka thënë se 155 përfaqësuesit e rajonit automon do të marrin pjesë, ka thënë komandari Hemo, përmes mediave sociale.

Grupet kurde nuk kanë marrë pjesë në asnjë rreth të bisedimeve për paqe në Siri, prej fillimit të luftës civile më 2011, pavarësisht se ata kontrollojnë më shumë se një të katërtën të territorit të Sirisë.

Turqia kundërshton pjesëmarrjen e tyre në bisedime.

Ankaraja e sheh këtë milici si grup terrorist të lidhur me një organizatë të kurdëve, e cila ka bërë kryengritje në Turqi me dekada të tëra.

Rusia është organizatorja në atë që e ka quajtur Kongres për Dialog Sirian më 29 dhe 30 janar në Soçi.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë pjesëmarrës nga pala e aleatit të Rusisë, qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rreth 40 grupe siriane të rebelëve, duke përfshirë edhe fraksione që më herët kanë qenë pjesë e bisedimeve, nuk do të jenë pjesë e këtij organizimi.

Më 27 dhjetor, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur presidentin sirian, Bashar al-Assad “terrorist”, i cili nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë përpjekje për paqe në të ardhmen.

“Nuk ka paqe në Siri dhe ajo nuk do të arrihet me Assadin”, ka thënë Erdogan gjatë një vizite në Tunis.
“Si mund ta shohim të ardhmen me një president sirian, i cili ka vrarë afër 1 milion qytetarë të tij?”, ka thënë Erdogan.

XS
SM
MD
LG