Ndërlidhjet

UNICEF: Shkallë "tronditëse" e sulmeve ndaj fëmijëve


Ilustrim
Ilustrim

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara tha se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele "tronditëse" në vitin 2017.

Në raportin e ri, UNICEF tha se gjatë këtij viti ka pasur shpërfillje të mëdha të ligjeve ndërkombëtare, të hartuara për mbrojtjen e fëmijëve.

Drejtori i UNICEF-it, Manuel Fontaine, tha se fëmijët janë sulmuar në shtëpitë e tyre, në shkolla dhe në kënde lojërash.

"Këto sulme vazhdojnë vit pas viti dhe ne nuk mund të qëndrojmë të ngrirë. Ky brutalitet nuk mund të jetë një normale e re", tha ai.

Në Republikën e Afrikës Qendrore, fëmijët janë vrarë, përdhunuar, rrëmbyer dhe rekrutuar nga grupet e armatosura, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, militantët e grupit islamik Boko Haram kanë detyruar së paku 135 fëmijë në Nigeri dhe Kamerun që të veprojnë si sulmues vetëvrasës - pothuajse pesë herë më shumë se në vitin 2016.

Në Sudanin Jugor, më shumë se 19,000 fëmijë janë rekrutuar në forcat e armatosura dhe në grupet e armatosura, vë në dukje raporti.

Në raport thuhet se në disa vende, fëmijët e rrëmbyer nga grupet ekstremiste pësojnë abuzim të mëtejshëm kur ata u dorëzohen forcave të sigurisë.

Miliona fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sëmundjet dhe traumat kur qasja në ushqime, ujë dhe shëndetësi u kufizohet nga luftimet, thuhet po ashtu në raport.

XS
SM
MD
LG