Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kurti dhe Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi


Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, foto nga arkivi

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë liruar sot nga masa e paraburgimit.

Trupi gjykues ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë. Dy deputetëve nuk u është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie.

Aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupim, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Në dhjetor të vitit 2015, por edhe gjatë seancave të tjera pasuese plenare, deputetët e opozitës, që në atë kohë u takonin subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

XS
SM
MD
LG