Ndërlidhjet

Manafort ka nisur padi kundër këshilltarit special Robert Mueller


Ish udhëheqësi i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort.
Ish udhëheqësi i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort.

Ish udhëheqësi i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort, ka paditur këshilltarin special, Robert Mueller duke pretenduar se prokurori ka tejkaluar autoritetin e tij për akuza, që nuk janë të lidhura me misionin e tij për hetimin e ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kjo padi e bërë në një gjykatë amerikane në Uashington është sfida më konkrete për Muellerin, i cili ka autoritet ligjor si këshilltar special.

Ky hap i tij vjen mas akuzave të republikanëve se hetimet e ekipit të Muellerit kanë treguar paragjykim kundër Trumpit.

Manfort është përballur me akuza për pastrim parash.

Ai është deklaruar i pafajshëm.

Manafort është njëri nga bashkëpunëtoret e Trumpit, duke përfshirë ish këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, i cili është po ashtu është i akuzuar në hetimet e Muellerit.

Në padinë e tij, Manafort ka thënë se akuzat ndaj tij që përfshijnë “bizneset e një dekade më parë” me ish presidentin ukrainas, Yanukovych, nuk kanë të bëjnë me mandatin që i është dhënë Muellerit, i cili është emëruar në muajin maj për të hetuar lidhjet e mundshme në mes të Kremlinit dhe fushatës së Trumpit më 2016.

Një zëdhënës i zyrës së Muellerit nuk ka dhënë komente për këtë gjë.

XS
SM
MD
LG