Ndërlidhjet

Greqi: Urdhërohet esktradimi në Maqedoni i dy të dyshuarve


Policia greke gjatë arrestimit të një personi

Greqia ka urdhëruar dje ekstradimin e dy shtetasve të Maqdonisë, që kërkohen nga Interpoli, për shkak të dyshimeve për involvimin e tyre në skandalin e përgjimeve, i cili pat shkaktuar rënien e qeverisë në vitin 2015, raporton agjencia Reuters, duke u mbështetur në zyrtarë të gjykatës.

Trazira politike e vitit 2015 ishte shkaktuar, pasi partitë opozitare e kishin akuzuar kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski, dhe shefin e tij të kundërinteligjencës, për orkestrim të përgjimit të më tepër se 20 mijë personave.

Bashkimi Evropian, ku Maqedonia synon të anëtarësohet, pastaj e ka ndërmjetësuar një marrëveshje, me të cilën partitë ishin pajtuar për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme dhe për formimin e Zyrës së prokurorit special për hetimin e përmbajtjes së përgjimeve.

Të dy shtetasit e Maqedonisë, të moshës 35 dhe 51 vjeçare, ishin akuzuar nga autoritetet në Maqedoni për shkatërrim të makinave të përdorura në përgjim.

Ata ishin arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar në një aeroport të Selanikut, me pasaporta të falsifikuara bullgare.

XS
SM
MD
LG