Ndërlidhjet

Gjermania dhe Turqia lëvizin kah përmirësimi i raporteve të tensionuara


Pamje nga një takim i mëparshëm Gabriel - Cavusoglu (djathtas)
Pamje nga një takim i mëparshëm Gabriel - Cavusoglu (djathtas)

Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap kah përmirësimi i raporteve të tensionuara, me takimin ndërmjet diplomatëve më të lartë të dy vendeve.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka uruar sot mirëseardhje kolegut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, në qytetin Goslar në Gjermani, derissa Ankaraja angazhohet për ripërtritje të raporteve me Evropën, pas një viti të lidhjeve të tensionuara.

Veçanërisht, Gjermania është e zemëruar në Turqinë për shkak të burgosjes së disa shtetasve gjermanë ose turko-gjermanë, përfshirë gazetarin, Deniz Yucel, për dyshime të ndërlidhura me terror. Gjithsej 7 vetë janë në burg në Turqi, për atë që Berlini konsideron se janë shkaqe politike.

Së fundit, zoti Gabriel i ka theksuar disa përmirësime për këtë çështje, përfshirë edhe lirimin e disa gjermanëve në Turqqi.

“Ne nuk presim që të pajtohemi për secilën çështje menjëherë”, u tha Gabriel gazetarëve pas takimit me Cavusoglin, në Goslar, që është qyeti i lindjes i tij.

“Ka dallime në opinionet tona, por ne jemi të gatshëm për vazhdimin e diskutimit tonë hapur dhe me respekt të dyanshëm” tha Gabriel.

Gjermania dhe Turqia janë aleatë në NATO.

XS
SM
MD
LG