Ndërlidhjet

Suedi: Nga një pajisje eksploduese janë lënduar dy vetë


Policia e ka bllokuar hapësirën ku ka ndodhur shpërthimi i sotëm në Stokholm të Suedisë

Policia e Suedisë thotë se dy vetë janë lënduar sot afër një stacioni të metros në kryeqytetin Stokholm, nga një pajisje eksploduese e paidentifikuar, e cila ka shpërthyer në momentin kur dikush qartas e kishte marrë në dorë për të parë se çka ishte ajo.

Agjencia suedeze e lajmeve TT, duke u mbështetur në polici, ka raportuar se janë lënduar një mashkull 60 vjeçar dhe një femër 45 vjeçare. I plagosuri mashkull thuhet se është në gjendje më të vështirë shëndetësore.

Autoritetet thanë se nuk konsiderojnë se ky shpërthim ishte i ndërlidhur me ndonjë sulm terrorist.

XS
SM
MD
LG