Ndërlidhjet

Macron nis vizitën në Kinë


Presidenti francez, Emmanual Macron, foto nga arkivi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nisur vizitën e tij të parë në Kinë, me qëllim të fokusimit të bisedimeve në tregti, konfliktet botërore dhe ndryshimet klimatike.

Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, kanë nisur vizitën e tyre fillimisht në qytetin verior, Xi’an, ndërsa më pas do të vazhdojnë në Pekin për një darkë private me presidentin kinez, Xi Jinping dhe gruan e tij, Peng Liyuan.

Para se të niste vizitën, Macron ka biseduar përmes telefonit me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar krizën në Korenë Veriore dhe Iran, të cilat po ashtu pritet t’i diskutojë edhe me presidentin Xi.

Kina është aleatja kryesore e Koresë Veriore dhe shumë fuqi botërore janë duke e shtyrë Pekinin që t’i bëjë presion Phenianit, për të ndalur testimet e raketave balistike dhe programin e armëve bërthamore, të cilat janë të ndaluara me rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG